Në fshatin Pobrat të Beratit është inaguruar xhamia e re e ndërtuar nga shoqata UAMI.
Në ceremoninë e inagurimit morën pjesë nënkryetari i KMSH-së, z. Bujar Spahiu, drejtori i arsimit në KMSH, z. Astrit Zharri, përfaqësuesi i shoqatës UAMI, z. Hektor Saliaj si dhe dhjetra besimtarë.
Nënkryetari i KMSH-së në fjalën e tij përshëndetëse falënderoi shoqatën për ndërtimin e xhamisë duke shpresuar se kjo xhami do të shërbejë dhe plotësojë nevojat e besimtarëve të kësaj zone.