Në kuadër të fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit, drejtuesit më të lartë të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, në datat 6-7 prill 2021, zhvilluan takime pune me të gjithë myftinjtë e Shqipërisë.
Mbarëvajtja dhe koordinimi i aktiviteteve përgjatë muajit të Ramazanit, çështja e organizimit dhe shumë të tjera ishin qëllimi i këtyre takimeve.
-Ramazani është muaji më i rëndësishëm për ne dhe çdo besimtar, të mundohemi ta përjetojmë ashtu siç i ka hije këtij muaji të madh, me adhurime, lutje, ndihmë për të pamundurit e nevojtarët, si dhe të jemi afër çdo besimtari, tha Kryetari Spahiu ndër të tjera në fjalën e tij me myftinjtë.
Muaji i Ramazanit fillon më 13 prill (e mart) 2021!

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë