Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Fondacionin Arsimor dhe Kulturor “SEMA”, organizojnë për të tetin vit radhazi, programin festiv “Profeti Muhamed a.s. – Krenaria e Njerëzimit”.
Programi kushtuar Profetit Muhamed a.s., vazhdon rrugëtimin e vet edhe këtë vit, dimensioni i tij artistik e profesional ka arritur nivelet më të larta të shënuara përgjatë këtyre 7 viteve.
Në këtë event artistiko-fetar, dedikuar Profetit Muhamed a.s., do të jenë interpretojnë emra të njohur të skenës dhe ekranit shqiptar si: Kastriot Tusha, Sidrit Bejleri, Violeta Zefi, Mukades Çanga, Rosela Gjylbegu, Lind Islami, Bujar Asqeriu, Rozina Kostani, Dritan Boriçi, Kori i Medreseve, si dhe grupi i ilahive të Universitetit Bedër, ku do të interpretohen ilahi pjesë të zgjedhura poetike, e plot supriza të tjera.
Me regji të z. Agron Hoxha dhe me udhëheqës artistik mjeshtrin Kujtim Alia, programi do të vijë nën prezantimin e dyshes Ramadan Çipuri dhe Elta Liksenaj.
Të ftuar në këtë organizim të KMSH-së do të jenë krerët e lartë të shtetit, personalitete të vendit, trupi diplomatik i akredituar në Tiranë, miq dhe të ftuar nga vendi, trevat shqiptare, rajoni dhe bota.
Programi do të zhvillohet më 20 prill në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve.