Kukes - profeti (1)

Profeti Muhamed, paqja qoftë mbi të, është përkujtuar edhe në Kukës.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Myftinia Kukës, organizuan më 30 Janar 2014, një simpozium në kuadër të përkujtimit të Profetit Muhamed a.s., aktivitete këto të cilat janë zhvilluar në qytetet kryesore të vendit.

Kukes - profeti (2)

Në fjalën e tij nënkryetari i Komunitetit Mysliman z. Gazmend Aga, theksoi se respektimi i vlerave universale, respektimi i njëri-tjetrit, dashuria për Zotin, janë disa nga vlerat e nxitura dhe të praktikuara nga Profeti Muhamed a.s., vlera këto që e ruajnë më së miri dinjitetin njerëzor.

Kukes - profeti (3)

Drejtori i Kabinetit në KMSH z. Oltion Kola, bëri një sintezë e shkurtër rreth jetës së Profetit a.s., dhe u ndal në rëndësinë e ardhjes së tij mes nesh.

Ndërsa Myftiu i Kukësit z. Islam Hoxha u ndal në rëndësinë e figurës së Profetit, i cili ishte më i dashuri i Zotit dhe më i dashuri i njerëzve.

Kryetari Qarkut të Kukësit Ibësen Elezi, i pranishëm në këtë aktivitet nënvizoi  rëndësinë e Kuranit, dhe ardhjen e Profetit Muhamed a.s., i cili frymëzoi qytetërimin mbarë botëror dhe se profeti bashkoi shpirtëroren dhe materialen duke konkretizuar kështu misionin e profetëve të mëparshëm.

 

P1100900

 

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë