ZK1A0537Medreseja e Tiranës organizoi mbrëmjen e djeshme një program festiv me rastin e Kurban Bajramit.

Në programin festiv të organizuar në ambientet e Medresesë morën pjesë kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z. Skender Bruçaj, prefekti i Tiranës z. Sadi Vorpsi, kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, z. Ilir Hoxholli, rektori i Universitetit Bedër Dr. Ferdinand Gjana, kancelari i KMSH-së, z. Ylli Cikalleshi, drejtoresha e Drejtorisë Arsimore Tiranë, si dhe qindra qytetarë dhe besimtarë.

Kryetari Bruçaj, pasi uroi qindra qytetarë të pranishëm për Kurban Bajramin, u shpreh se medresetë tona janë krenaria e myslimanëve dhe e mbarë shqiptarëve. “Gërshetimi i besimit me dijen dhe shkencën e bën njeriun modelin dhe shembullin më të mirë për t’u ndjekur”, tha z. Bruçaj.

Prefekti i Tiranës, z. Sadi Vorpsi theksoi se Kurban Bajrami është simbol i sakrificës dhe i përkushtimit. Ai u bëri thirrje qytetarëve të kontribuojnë për të ndihmuar njerëzit në nevojë. “Nuk ka ditë më të bukur se dita e Kurban Bajramit për t’iu ardhur në ndihmë këtyre njerëzve, pasi dhe filozofia e kësaj feste është ndihma ndaj nevojtarit”, nënvizoi z. Vorpsi.

Kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, z. Ilir Hoxholli , tha se brezi i medresistëve të fundit para komunizmit, ishte ai që në vitet ’90 u bë udhërrëfyesi i vetëm i kthimit në besim të shqiptarëve. Prandaj edhe roli historik i kësaj medreseje është i jashtëzakonshëm.

Ndërsa drejtori i Medresesë z. Omer Çallësh në fjalën e tij përshëndetëse uroi të pranishmit për festën e Kurban Bajramin. Ai shtoi se të mirat kanë më shumë vlerë kur ndahen mes njerëzish dhe se Kurban Bajrami është festa, e cila na mëson të përcjellim respekt dhe dashuri ndaj njëri-tjetrit.

Ndërkohë nxënësit e Medresesë së Tiranës, përformuan me Ilahi dhe poezi të ndryshme, duke krijuar një atmosferë të këndshme me mesazhe paqeje, harmonie dhe dashurie ndaj Zotit.

3 Tetor 2014

ZK1A0584ZK1A0589ZK1A0603ZK1A0601

ZK1A0571ZK1A0568ZK1A0566  ZK1A0518

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë