Në kuadër të muajit të begatë të Ramazanit, Myftinia Kavajë organizoi një program edukativ dhe informues mbi vlerat dhe dobitë e agjërimit.

Në këtë bashkëbisedim ishin të pranishëm Myftiu i Kavajës, z. Besnik Leçini, Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z. Bujar Spahiu, imami i xhamisë së rrogozhinës si dhe dhjetëra besimatrë të.

Në fjalën e tij përshëndetëse, myftiu i zonës, z. Leçini, pasi i’u uroi mirëseardhjen besimtarëve të pranishëm, përcolli tek ta simbolikën e muajit të Ramazanit, ku u ndal kryesisht në rëndësinë dhe vlerën që ka ai në jetën e besimtarit.

Më tej, fjalën e mori Nënkryetari i KMSH-së z. Spahiu, i cili referoi mbi vlerën e adhurimeve gjatë muajit të ramazanit dhe mënyrën sesi besimtarët duhet ta përjetojnë këtë muaj duke e ilustruar me shembuj nga jeta e Profetit Muhamed (a.s)

Aktiviteti vazhdoi më tej me pyetje përgjigjë nga besimtarët e pranishëm, të cilët prekën aspekte të ndryshme të agjërimit dhe adhurimeve në këtë muaj.

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë