Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti në një takim Rektorin e Kolegjit Universitar Bedër, Prof. Dr. Ferdinand Gjana, sëbashku me përfaqësues të tjerë të lartë të këtij institucioni.
Bashkëbisedimi ndërmjet tyre preku një sërë tematikash të ndryshme në lidhje me ecurinë e deritanishme të KU Bedër si dhe bashkëpunimet e ardhshme ndërmjet të dy institucioneve në fushën e arsimit të lartë. Më tej, Rektori Prof. Gjana dhe të pranishmit e tjerë e uruan kreun e KMSH-së, z. Spahiu, për zgjedhjen e tij në krye të institucionit.
Nga ana e tij, z. Spahiu pasi i falënderoi të pranishmit për vizitën dhe urimet, shprehu gatishmërinë e tij për të vazhduar më tej bashkëpunimin me KU Bedër, si institucioni më i lartë arsimor i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.