Në ceremoninë e inaugurimit të saj ishin të pranishëm qindra banorë të zonës dhe fshatrave përreth, Myftiu i Kukësit, z. Emirjon Vathaj, Kryetari i Këshillit të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Islam Hoxha, përfaqësues të pushtetit lokal, etj.

Në fjalën e tij, myftiu Vathaj, ndau mesazhe të ndryshme bashkimi, mirënjohjeje dhe falenderimi për gjithë këtë punë të lavdëruar që bëri të mundur rikthimin e ezanit në minaren e kësaj xhamie.

“Angazhimi dhe sakrifica juaj janë shembuj të shkëlqyer për t’u ndjekur. Nëpërmjet kësaj pune, që unë uroj me zemër ta gjeni shpërblimin dyfish tek Allahu (xh.sh), ju treguat forcën e vërtetë të komunitetit të zonës. Forcë e cila tregon trashëgiminë shpirtërore dhe kombëtare të të parëve të kësaj zonë” – u shpreh z. Vathaj në fjalën e tij.

Ndërsa z. Islam Hoxha, vlerësoi ndjenjën e solidaritetit që karakterizoi banorët e këtij fshtati në këtë kauzë, si një përpjekje për të mbajtur gjallë vlerat tona fetare dhe ato kombëtare.

Kujtojmë se kjo xhami ka luajtur një rol të veçantë në marrjen e vendimeve historike për zonën dhe jo vetëm, si dhe ka shërbyer ne edukimin e brezave me vlerat dhe moralin e lartë Islam.

Ndërsa z. Korab Shehu, një ndër iniciuesit dhe organizatorët e kësaj vepre, u shpreh mirënjohës për kontributin e të gjithëve në rikthimin e xhamisë në funksion të plotë të besimtarëve të zonës.

“Gjatë këtij udhëtimi, ndjeva krenari për kontributet e gjithsecilit, veçanërisht për mbështetjen e vëllezërve tanë që jetojnë jashtë vendit, si në Amerikë, Angli, Gjermani, Itali, Francë dhe Greqi, të cilët nuk e harruan vendlindjen dhe ndihmuan me zemër të hapur në këtë kauzë të shenjtë.” – tha ai.

Më tej, organizatorët shpërndanë disa certifikata mirënjohjeje për disa nga familjet me kontributin më bujar në restaurimin e saj.

Kjo punë voluminoze u realizua me donacionet dhe bashkëpunimin e ngushtë të 340 emigrantëve dhe besimtarëve të zones dhe fshatrave përreth.

Allahu (xh.sh) i shpërbleftë me të mirat e Tij të pafundme, si në këtë botë, po ashtu edhe në tjetrën!

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë