Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, ndodhet në Mekë të Mbretërisë së Arabisë Saudite, ku me ftesë të posaçme nga Shkëlqesia e Tij, Dr. Abdul-Latif bin Abdul-Aziz Al Shejkh, Ministër i Çështjeve Fetare Saudite, po merr pjesë në konferencën e 9-të të Ministrive dhe Institucioneve të Çështjeve Fetare Islame nga vende të ndryshme të Botës, me temë: “Roli i Ministrive të Çështjeve Fetare në Promovimin e Parimeve të Mesatarizmit dhe Konsolidimin e Vlerave të Tij”.

Kryetari Spahiu, gjatë punimeve të kësaj konference, mbajti edhe një kumtesë ku, ndër të tjera, tha:

“Kështu, fetvaja pa dije konsiderohet një çështje e rrezikshme që kërcënon fenë dhe shoqërinë. Prandaj, muslimanët duhet të verifikojnë dhe konfirmojnë, duke iu referuar dijetarëve specialistë që janë të akredituar në fetva, dhe duke qëndruar larg ixhtihadit personal në çështjet fetare pa dije dhe njohuri. Fetvaja mbetet një përgjegjësi e madhe që kërkon kujdes dhe shqyrtim, për të siguruar arritjen e drejtësisë dhe së vërtetës mes njerëzve dhe ruajtjen e fesë së Zotit pa shtrembërim apo deformim”.

Kjo konferencë mblodhi së bashku drejtues të lartë institucionesh fetare, studiues dhe akademikë shumë vende të botës.

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë