Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Skender Brucaj, priti në një takim pune Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit Botëror të Komuniteteve Myslimane, Dr. Mohammed Bechari.

Gjatë takimit, ku ishin të pranishëm edhe nënkryetarët e KMSH-së, z. Bujar Spahiu, z. Lauren Luli  si dhe Dr. Jemal El Seferti, pedagog në Departamentin e Shkencave Islame në Bedër, u diskutuan aspekte të ndryshme të bashkëpunimit të deritanishëm mes dy institucioneve, përfshirë këtu edhe konferencën ndërkombëtare mbi “Rolin e gruas në shoqërinë e shekullit 21 sipas këndvështrimit Islam”, konferencë kjo e cila u zhvillua ditën e djeshme si bashkëpunim i dy institucioneve të lartpërmendura dhe Kolegjit Universitar “Bedër”.

Pasi e njohu me aktivitetin e deritanishëm dhe shtrirjen funksionale të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Brucaj, u ndal në aspekte të ndryshme të jetës fetare në vendin tonë.

Nga ana e tij, Dr. Bechari, foli mbi misionin, kompetencat, parimet dhe shtrirjen e Këshillit Botëror të Komuniteteve Myslimane në 142 shtetet në të cilat operon.

Në fund të takimit, të dy përfaqësuesit e institucioneve shkëmbyen dhurata simbolike mes njëri-tjetrit.

 

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë