IMG_4260Sot paradite, në ambientet e Universitetit Bedër, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë (Drejtoria e Burimeve Njerëzore), në bashkëpunim me Qendrën e Studimeve Islame në Bedër organizuan seminarin me temë “Islami dhe komunikimi në publik”, me imamët e Myftinisë Korçë, Pogradec dhe Devoll.

Në seminar morën pjesë nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Bujar Spahiu, drejtori i Burimeve Njerëzore, z. Dorian Demetja, drejtori i Qendrës së Studimeve Islame në Bedër, Dr. Atakan Dereligolu, përgjegjësi i departamentit të Shkencave Islame, Dr. Selman Kuzu, myftiu i Korçës, z. Zini Muçi, myftiu i Pogradecit, z. Namik Mahmutllari, imamë, si dhe pedagogë të Universiteti Bedër.

Seminari u çel me ajete të Kur’anit Famëlartë, lexuar nga Zarfi Rizal, student nga Indonezia që studion Departamentin e Shkencave Islame.

Drejtori i Qendrës së Studimeve Islame, Dr. Atakan Dereligolu, falenderoi imamët për pjesëmarrjen dhe foli mbi mënyrën e të komunikuarit në botën e teknologjisë. “Tani komunikimet janë më të shpejta dhe distancat janë shkurtuar ndjeshëm. Prandaj kërkohet një përditësim i gjithsecilit në mënyrat e të komunikuarit”, tha z. Dereligolu.

Nënkryetari i KMSH-së. z. Bujar Spahiu në fjalën e tij foli për rëndësinë e thirrjes në Islam. “Kumtimi është njoftimi i urdhërit të Allahut për të gjithë njerëzimin, është fjala më e bukur e të gjitha fjalëve të thëna në botë, për ata të cilët kanë mbetur mes injorancës dhe indiferentizmit”, tha z. Spahiu.

Drejtori i Burimeve Njerëzore në KMSH, z. Dorjan Demetja foli rreth detyrës së imamit dhe marrëdhënies me xhematin dhe myftininë. “Detyra e imamit është detyrë profetike. Ajo ka një rëndësi shumë të veçantë. Qëllimi kryesor është predikimi sa më i mirë dhe sa më i qartë tek njerëzit. Nga jeta e Profetit a.s. mund të nxjerrim shumë shembuj se si duhet vepruar në momente të caktuara”, tha z. Demetja.

Gjatë seminarit myftiu i Korçës, z. Zini Muçi, u shpreh mjaft optimist dhe beson se këto seminare janë një hap mjaft i rëndësishëm për të përparuar në rrugët më të mira të kumtimit.

Arti i të folurit në publik ishte një tjetër temë e cila u prezantua nga Prof. Asoc. Dr. Rahim Ombashi, pedagog në Departamentin e Shkencave të Komunikimit.

Gjatë seminarit përgjegjësi i Departamentit të Shkencave Islame, Dr. Selman Kuzu foli mbi metodikat e thirrjes në Islam. “Në ligjëratat tona nuk duhet të ketë vend zemërimi dhe urrejtja. Gjithmonë duhet të përcjellim tek njerëzit dashuri dhe mirësi”, tha z. Kuzu.

Pedagogët Dr. Xhamal Alsafarti dhe Dr. Muhammed Mutewel’li sollën për imamët disa mënyra se si një imam të jetë një hatib i suksesshëm, metodat e kumtesës dhe karakteristikat e kumtuesit.

Në mbyllje së seminarit pedagogu Elton Karaj, prezantoi departamentin e Shkencave Islame.

Në fund u shpërndanë çertifikatat për imamët pjesëmarrës në seminar.

/KMSH/

28.03.2015

IMG_4197 IMG_4205 IMG_4217 IMG_4227 IMG_4235 IMG_4249 IMG_4252 IMG_4270 IMG_4315 IMG_4335

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë