Simpoziumi “Profeti Muhamed (a.s) dhe sinqeriteti në Islam”, u zhvillua edhe në Shkodër, më 27 prill 2014.
Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z. Gazmend Aga u shpreh se sinqeriteti në Islam është të vëmë tjetrin përpara vetes dhe për këtë shembull më të mirë sesa Profeti Muhamed nuk ka. “Profeti ynë nuk hoqi dorë kurrë nga sinqeriteti dhe vendosmëria. Në një udhëtim ku bashkudhëtar nuk është sinqeriteti , pavarësisht se çfarë suksesi mund të arrish, nuk ka vlerën e asnjë grimce. Në zemrat tona duhet të triumfojë sinqeriteti, pavarësisht sprovave të shumta me të cilat mund të përballemi”, tha z. Aga.
Ndërsa Myftiu i Ankarasë, Prof. Dr. Mefail Hizli referoi mbi sinqeritetin në Islam. Aktiviteti u përshëndet nga Këshilltari i Çështjeve Fetare në Ambasadën e Turqisë në Shqipëri z. Shaban Ishlek dhe Myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari.