IMG_1022(1)

Myftinia e Kavajës organizoi një simpozium me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit. Në këtë aktivitet u trajtua rëndësia, vlerat dhe dobitë e Ramazanit për njeriun, familjen e shoqërinë.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, drejtori i Rinisë në KMSH, Armand Shehu, dhe Myftiu i Kavajës, Besnik Leccini, si dhe besimtarë të shumtë.

Nënkryetari Spahiu referoi mbi dobitë e Ramazanit dhe mirësitë që sjell ku Muaj i Bekuar.

“Ramazani është muaji në të cilin manifestohet më shumë mëshira e dashuria. Ky është muaji kur të pasurit nxiten të mendojnë më shumë për të varfrit, ndërsa njerëzit në përgjithësi priren t’i forcojnë më shumë marrëdhëniet familjare, farefisnore dhe ato shoqërore”, tha ndër të tjera Spahiu.

Ndërsa myftiu i Kavajës u shpreh se muaji i Ramazanit na fut brenda një atmosfere shpirtërore dhe ka një ndikim të jashtëzakonshëm tek njeriu. Ai falënderoi referuesit dhe pjesëmarrësit dhe ju uroi një Ramazan të mbarë, agjërim të lehtë dhe sakrificë të shpërblyer për të gjithë.

IMG_1024  IMG_1025IMG_1031

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë