Me iniciativë të Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, ditën e premte, 9 prill 2021, ora 10, në platformën online “Zoom” u mbajt simpoziumi me temë “Ramazani në Trevat Shqiptare”.
Pjesmarrës:
H. Bujar Spahiu, Kryetar i Komuniteti Mysliman të Shqipërisë
H. Naim Tërnava, Myfti i Bashkësisë Islame të Kosovës
H. Shaqir Fetahu, Reisul Ulema i Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Ky simpozium u organizua në kuadër të fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit. Krerët e komuniteteve myslimane ndanë me besimtarët mesazhet, përjetimet dhe lutjet e tyre në këtë prag Ramazani.
Simpoziumi u moderua nga Nënkryetari i KMSH, z. Taulant Bica.
Për të ndjekur simpoziumin ju lutemi të klikoni videon: