Sonte nis sezoni i tretë i ciklit të bisedave fetare “Bukuritë e Besimit Islam”.
Për dy vjet radhazi Komuniteti Mysliman organizoi mbrëmjet fetare nën emrin “Frytet e Besimit” në për xhami të ndryshme në të gjithë Shqipërinë, program i cili është pritur mjaft mirë nga besimtarët të cilët kanë kërkuar që të realizohet edhe më shpesh.
Këtë vit, mbrëmjet fetare nën emrin “Bukuritë e Besimit Islam” do të shpalosen edhe më gjerë në xhami dhe vende të tjera të Shqipërisë, duke bërë të mundur që çdo besimtar t’i njoh më mirë këto bukuri.
Çdo cilësi e besimtarit, e ndriçuar nga mirësia dhe mëshira e Zotit, shkëlqen e tregon qartë vlerën e njeriut, plotësisht të lirë.
Mbrëmje të tilla do të organizohen çdo javë në xhami të ndryshme të vendit, pas namazit të akshamit.
Hapja e sezonit të tretë, siç është bërë traditë tashmë, do të zhvillohet sonte në Xhaminë e Et’hem Beut në Tiranë.
9 nëntor 2015