Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë (Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, Kisha Katolike e Shqipërisë, Kryegjyshata Botërore Bektashiane dhe Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë), po ndjekin me shqetësim situatën politike në vendin tonë, e cila ndikon drejtpërsëdrejti në aspektin social, ekonomik dhe në të ardhmen e rinisë sonë, duke…
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë dënon ashpër sulmin terrorist të ndodhur sot në një xhami në Sinai të Egjiptit, ku humbën jetën mbi 230 besimtarë myslimanë që po kryenin faljen e xhumasë dhe shumë të tjerë u lënduan. Në këto momente dhimjeje dhe trishtimi i shprehim ngushëllimet më të sinqerta popullit…
Deklaratë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Komuniteti Mysliman i Shqipërisë e ka mirëpritur konsensusin politik të arritur përmes dialogut me qëllim nxjerrjen e vendit nga kriza dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, të cilat do të luanin një rol shumë të rëndësishëm si për zhvillimin dhe mirëqenien…
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë dënon ashpër sulmet terroriste në Francë, Kuvajt dhe Tunizi, duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave, popujt dhe qeveritë e këtyre vendeve mike. Ne dënojmë me ashpërsinë më të madhe çdo akt barbar që cenon jetën e njerëzve të pafajshëm. Këto sulme janë…