Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka shtruar mbrëmë, 28 Qershor, iftarin e parë të Ramazanit 2014, ku morën pjesë Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë z. Erion Veliaj, Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, znj. Nevila Xhindi, përfaqësues të komuniteteve fetare në vend, ambasadorë të akredituar në Tiranë, drejtues të shoqatave të…
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Skender Bruçaj, nëpërmjet një mesazhi ka uruar shqiptarët me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, i cili nis ditën e shtunë, datë 28 qershor 2014. “Të nderuar besimtarë myslimanë shqiptarë kudo që ndodheni, në Shqipëri, në trevat Shqiptare, si dhe në mbarë…
Në ambientet e Akademisë së Shkencave u promovua sot enciklopedia me titull “Personalitete të kulturës fetare e atdhetare në Tiranë”, me autor studiuesin Xhemal Balla. Në këtë ceremoni merrnin pjesë Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, Ilir Hoxholli, personalitete të shquara të jetës kulturore…
Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Skender Bruçaj, ka uruar mbarë bashkëqytetarët e vet, për marrjen e statusit të Shqipërisë si vend kandidat për në Bashkimin Evropian. “Aspiratat e shqiptarëve për liri dhe demokraci janë të hershme. Populli ynë e meriton plotësisht këtë status. Le të shërbejë për ecjen…
Në ambientet e Universitetit Bedër, u shfaq sot paradite premiera e dokumentarit “Triumfi i Besimit”, i përgatitur nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në nderim të figurës së Haxhi Hafiz Sabri Koçit. Të pranishëm në këtë veprimtari ishin drejtues të Komunitetit Mysliman, myftinj, imamë, studiues, përfaqësues të shoqërisë civile, drejtues të…
Universiteti Hëna e Plotë Bedër, diplomoi brezin e parë të studentëve në një ceremoni të organizuar në ambientet e Hotel Sheraton. 120 studentë nga 15 vende të vende të ndryshme botës përfunduan studimet universitare duke shënuar kështu një moment të rëndësishëm në historinë e këtij universiteti. Në ceremoninë e rastit ishin…
Me një ceremoni madhështore është inauguruar dje xhamia e re me katër minare “Riza Bajami” në Shkozet të Durrësit, e cila është ndërtuar nga vëllezërit Bajrami. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin liderët fetarë të Ballkanit, deputetë të parlamentit të Shqipërisë, deputetë të parlamentit të Kuvajtit, drejtues të pushtetit lokal,…
Përfaqësues të Zyrës së Gruas në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë zhvilluan sot një takim me kryetaren e grupit të grave deputete znj. MesilaDoda, në kuadër të projekteve të planifikuara në lidhje me familjen. Në takim u bisedua për bashkëpunim në mbrojtje të familjes, qelizës kryesore të çdo shoqërie. Përgjegjësja e…
Cikli i mbrëmjeve fetare “Frytet e Besimit” ka bërë ndalesën e fundit për këtë sezon në xhaminë Mbret në Elbasan, pas një rrugëtimi të gjatë në xhami të ndryshme të vendit. Në këtë takim me besimtarët e Elbasanit u fol rreth mirësive, vlerave dhe fryteve të besimit, si dhe për…
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z. Skender Bruçaj, priti në një takim një delegacion nga Gjermania, i përzgjedhur dhe financuar nga Agjensia Federale për Edukim Politik me qendër në Berlin, mbështetur nga Qeveria Federale dhe Bundestagu Gjerman. Duke u nisur nga interesi i palës gjermane për të mësuar më…