U hap sot në ambientet e “Tirana International Hotel”, faza finale e Konkursit Rajonal të Memorizimit të Kuranit Fisnik për vendet e Ballkanit, konkurs ky i organizuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Ministrinë e Çështjeve Fetare të Arabisë Saudite. Në ceremoninë e hapjes, ishin të pranishëm: Kryetari…
Departamenti i Shkencave Islame në Universitetin Bedër, organizoi aktivitetin e radhës në kujtim të lindjes së Profetit Muhammed a.s. Programi artistik ‘’Lajmëtari i fundit i së fshehtës’’ paraqiti një sërë pikash artistike, si lexim Kurani, këngë, poezi, pjesë teatrale etj. Aktiviteti u hap me leximin e një pjese të Kuranit…
Drejtoria e Arsimit pranë Komunitetit Mysliman të Shqipërisë KMSH organizoi në Medresenë e Tiranës olimpiadën e lëndëve fetare për vitin 2016 ku morën pjesë nxënës nga të gjitha Medresetë e Shqipërisë. Juria e vlerësimit ishte e përbërë nga kryetari i Komisionit z. Veton Tulla, pedagog i Shkencave Islame në Universitetin Bedër, kryevaizi i…
Medreseja e Tiranës organizoi të premten një program artistik kushtuar Kuranit. Në këtë aktivitet të ndërthurur me leximin e ajeteve të Kuranit, ilahi, poezi, dhe aktrim, u përçuan mesazhet dhe vlerat universale të Islamit. Në program morën pjesë, kryetari i KMSH-së, z. Skender Bruçaj, rektori i Universitetit Bedër, z. Ferdinand…
Në kuadër të Natës së Israsë dhe Miraxhit, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë organizoi mbrëmjen e së premtes, dt. 15 maj 2015 një program fetar në xhaminë e Et’hem Beut në Tiranë. Programi u çel me këndim Kur’ani nga Imami i xhamisë së “Ali Demit”. Më pas u shoqërua me vazë…
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë (Drejtoria e Arsimit), organizoi ditën e djeshme (9 maj 2015) Olimpiadën e Lëndëve Fetare, përkatësisht në Kur’an, Arabisht, Fikh dhe Besim. Olimpiada u zhvillua në ambientet e Universitetit Bedër dhe morën pjesë nxënës nga gjithë Medresetë e Shqipërisë. Nxënësit u vlerësuan nga një juri e përzgjedhur…