Pjesëmarrësit në këtë ngjarje tregojnë se ajo ka qenë një ditë sa e gëzueshme dhe mallëngjyese, po aq e guximshme dhe e rrezikshme për të ardhmen e besimtarëve. Sipas Faik Hoxhës, ish Myftiut të Shkodrës, iniciativën e guximshme për të hapur xhaminë, për të falur namazin e ditës së xhuma,…
Ditën e shtunë, më 14 nëntor 2015, Myftinia Shkodër organizoi konferencën shkencore me temë “25 vjet liri besimi – sfida, sprova, perspektiva”. Fjala e hapjes së konferencës është mbajtur nga Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, i cili vuri theksin te nevoja e leximit të duhur të përballjes së myslimanëve…
Mijëra besimtarë myslimanë të Shkodrës, morën pjesë sot, më 13 nëntor 2015, në faljen masive të namazit të xhumasë, në sheshin para xhamisë së Plumbit, në përkujtim të ceremonisë së papërsëritshme të rihapjes masive të xhamisë së Plumbit, më 16 nëntor 1990. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin besimtarë të…
Me rastin e 25 vjetorit të lirisë së besimit në vendin tonë, (nëntor 1990 – nëntor 2015), Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, shfaq dokumentarin premierë, “H. Hafiz Sabri Koçi, pishtar i lirisë së besimit”. Për herë të parë ekskluzivisht, pamje të rralla nga rihapja e…