Komuniteti Mysliman i Shqipërisë shtroi mbrëmë në ambientet e Medresesë së Tiranës një iftar, ku të ftuar ishin ish-medresistët e vjetër të kësaj shkolle dhe tarikatet Bektashi, Kadri, Rufai dhe Halveti. Në fjalën e tij, nënkryetari i Komunitetit Mysliman, z. Bujar Spahiu, theksoi vlerat e muajit të Ramazanit dhe atmosferën e ngrohtë që jep mes vëllezërve ky…
Zyra e Gruas në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë ka shërndarë dje një sasi të konsiderueshme ndihmash për familjet në nevojë, në kuadër të nismës “Ndihma për Ramazan”. Mbi 80 familje të kryeqytetit kanë përfituar nga pakot ushqimore të shpërndara nga stafi i kësaj Zyre. Pakot përmbanin ushqimet bazë që i…
Myftinia e Peqinit në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, shtruan një iftar në Burgun e sigurisë së lartë Peqin, për të gjithë personat me liri të kufizuar që vuajnë dënimin në këtë institucion. Në këtë aktivitet morën pjesë myftiu i Peqinit, z. Bilal Bodlli, stafi i edukimit të…
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë shtroi një iftar me personalitete nga bota e kulturës dhe e artit, analistë, drejtues të mediave, gazetarë të televizioneve, radiove, shtypit të shkruar dhe atij online si dhe kontribues ndër vite të revistës “Drita Islame”. Ky iftar ishte në shenjë respekti të punës dhe misionit të…
Drejtoria e Rinisë në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë ka shtruar iftar për qindra të rinj të xhamive të Tiranës, Elbasanit dhe Kavajës. Drejtori i Rinisë, z. Armand Shehu mbajti një fjalë përshëndetëse duku iu uruar të rinjve muajin e Bekuar të Ramazanit. “Rinia është pjesa më e rëndësishme e një…
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë shtroi iftar për besimtarët e zonës së Ibës, në respekt të muaji të bekuar të Ramazanit. Të pranishëm në iftarin e shtruar nën kujdesin e ambasadorit, z. Donald Lu ishte kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Skender Bruçaj, ministri i…
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka shtruar mbrëmë iftarin e parë të Ramazanit, ku morën pjesë ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, ministrja e Inovacionit, Milena Harito. kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, përfaqësues të komuniteteve fetare në vend, ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu dhe…
Me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit Myftinia e Tiranës në bashkëpunim me xhaminë Dine Hoxha organizuan një simpozium në ambientet e Tirana International Hotel. Në këtë simpozium u trajtuan çështje të ndryshme mbi agjërimin, mëshirën, vlerat dhe dobitë e muajit të Bekuar të Ramazanit. Të pranishëm…