Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti në një vizitë në selinë e institucionit, Kryepeshkopin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, z. Anastas Janullatos. Temë e bashkëbisedimit ndërmjet tyre ishte angazhimi i vazhdueshëm ndërmjet komuniteteve fetare të Shqipërisë që gjuhës konfliktuale dhe situatave armiqësore në të cilat…
Pedagogë dhe studentë të Departamentit të Shkencave Islame pranë Kolegjit Universitar Bedër, vizituan Kryetarin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, me rastin e zgjedhjes së tij në krye të këtij institucioni. Në fjalën e tij, Përgjegjësi i Departamentit, Dr. Genti Kruja, vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm me KMSH-në dhe…
Drejtues të lartë të shtetit dhe personalitete të jetës fetare, politike e shoqërore kanë vizituar sot selinë e Komunitetit Mysliman për të uruar besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit. Presidenti i Republikës, z. Bujar Nishani, gjatë vizitës së tij përcolli urimet më të mira për Kurban Bajramin dhe përgëzoi…
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka marrë të gjitha masat e nevojshme që muaji i Ramazanit të pritet dhe përjetohet ndryshe nga vitet e kaluara, duke krijuar një atmosferë të veçantë gjithëpërfshirëse dhe madhështore. Me fillimin e këtij muaji të bekuar xhamitë e Tiranës janë lyer dhe zbukuruar, ndërsa në shumë…