Vazhdon turi i takimeve dhe bashkëbisedimeve me besimtaret e rretheve.

Përfaqësuese të Zyrës së Gruas në Komunitetin Mysliman, zhvilluan një takim me besimtaret e Lushnjës, më 15 Shtator 2015.

Takimi u hap me lexim Kur’ani dhe më pas përgjegjësja e Zyrës së Gruas znj. Fatma Karaj teksa foli mbi familjen dhe rolin e gruas theksoi se Islami i ka kushtuar femrës dhe rolit të saj në shoqëri një kujdes e rëndësi të madhe, i siguron asaj nderin, krenarinë dhe pozitë të lartë në shoqëri.

“Femra është guri i shëndoshë i nderit dhe i fisnikërisë kombëtare”, tha më tej znj. Karaj.

Familja është pjesa më jetësore e shoqërisë dhe embrioni i parë i kombit. Synimi i folesë familjare duhet të jetë rritja dhe përgatitja e një brezi që do të fitonte pëlqimin e Allahut dhe kënaqësinë e Profetit.

 IMG_9249

 

IMG_9247

IMG_9240

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë