Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bazë të një marrëveshje me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, organizoi një takim pune me imamët dhe myftinjtë të cilët predikojnë nëpër institucionet e riedukimit në vendin tonë.
Gjatë takimit u diskutua për programe afatshkurtra dhe afatgjata që KMSH do të ndërmarrë me të gjitha strukturat e tij për të plotësuar nevojat e të dënuarve në këto institucione.
Këto programe do të konkretizohen në predikime, literaturë, aktivitete të ndryshme dhe trajnime në dobi të personave me liri të kufizuar që vuajnë dënimin në këto institucione.
Kryetari i KMSH-së, H. Skender Bruçaj theksoi rëndësinë e implementimit të programeve sociale dhe edukative në institucionet e burgimit, dhe organizimit të trajtimeve me predikuesit për të krijuar një raport sa më të mirë me personalitetin e të burgosurit.
Ndërsa nënkryetari z. Gazmend Aga tha se duhet të kemi metodika të avancuara dhe literaturë bashkëkohore, në mënyrë që predikimet tona të jenë në formatin që i përshtatet këtij institucioni.
Gjatë takimit u ndanë eksperienca në lidhje me metodikën e predikimeve nëpër burgje.
Në këtë takim pune ishin të pranishëm kryetari i KMSH-së, H. Skender Bruçaj, nënkryetari i KMSH-së, z. Gazmend Aga, drejtori i Çështjeve Sociale në KMSH, z. Edvin Kuçi dhe kryevaizi z. Lauren Luli.
27 shkurt 2017