Drejtori i Thirrjes në Islam në KMSH, Elvis Naçi ka kryer një vizitë në qytetin e Prizrenit dhe të Lipjanit.
Kjo vizitë u zhvillua me ftesë të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës.
Në qytetin e Prizrenit dhe të Lipjanit u zhvilluan takime me besimtarë të shumtë si dhe u mbajtën ligjërata.
Ndërkohë Këshilli i Bashkësisë Islame në Lipjan e vlerësoi z. Naçi me certifikatë mirënjohjeje për kontributin e tij në interpretimin objektiv të Islamit.