“Këshillimi”, ishte tema e radhës e mbajtur nga përfaqësuese të Zyrës së Gruas këtë të enjte, në burgun e grave në lagjen Ali Demi, në Tiranë.
“Këshillimi është kushti i parë që vendimet që merren të jenë të sakta. Nëse një çështje e caktuar nuk mendohet e nuk peshohet mirë, vendimet që merren pa u njohur dhe me mendimet e kritikat e të tjerëve, në shumë raste përfundojnë me humbje dhe dështim. I mençuri që është disa hapa përpara e më i mençur se të tjerët, është ai që i vlerëson mendimet dhe gjykimet e të tjerëve.”, u shpreh përfaqësuesja e Zyrës së Gruas, znj. Nadia Lika.
Ajo shtoi më tej se Profeti ynë (a.s.) është ndër të parët që i ka dhënë kësaj çështje vendin që meriton. Madje edhe në çështjet familjare e vetjake, ai këshillohej me shokët e tij.
Zyra e Gruas, në bazë të një marrëveshje me Drejtorinë e Burgjeve, zhvillon çdo të enjte takime me gratë vuajnë dënimin në burgun e Ali Demit, ku zhvillojnë aktivitete të ndryshme sociale, kulturore dhe fetare.
5 maj 2016