Kryetari i Tarikatit Rifai të Shqipërisë, Shejh Qemaludin Reka me anë të një letre ka përcjell urimet e tij për zgjedhjen e H. Bujar Spahiut si Kryetar i Komunitetit Musliman të Shqipërisë.

Urimi i Plotë:

I nderuar Haxhi Bujar Spahiu

Ju lutem pranoni urimet e mia të sinqerta për zgjedhjen tuaj si Kryetari i Komunitetit Musliman të Shqipërisë.

Shpreh bindjen që me përkushtimin dhe sinqeritetin tuaj do të arrini suksese për të mirën e Islamit në Shqipëri.

Gjithashtu uroj që marrëdhëniet midis Komuniteti Musliman të Shqipërisë dhe Tarikatit Rifai do të njohin zhvillime të reja duke u bazuar në harmoni dhe unitet.

Sinqerisht,

Shejh Qemaludin Reka

Kryetar i Tarikatit Rifai të Shqipërisë

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë