zk1a9757

Nënkryetari i KMSH-së z. Gazmend Aga, i pranishëm në programin “Të jetësojmë vlerat e besimit”, të organizuar nga Medreseja e Tiranës, u shpreh se profetët dhe së fundmi Profeti Muhamed a.s kanë qenë shëmbëlltyra t jetësimit dhe vlerave më të larta të besimit.

“Profeti Muhamed a.s ishte një shembëlltyrë e të gjitha këtyre vlerave, besimit, dashurisë, vëllazërisë, përkrahjes, respektit e paqes. Ndër cilësitë dhe trashëgimitë më të mëdha që ne kemi marrë nga profetët është jetësimi. Njeriu duhet ta shohë si humbje jetesën vetëm për veten e tij. Heronjtë e historisë së njerëzimit janë njerëzit të cilët kanë sakrifikuar nga jeta e tyre për të jetësuar”, tha ndër të tjera z. Aga.

Në fjalën e tij përshëndetëse drejtori i Medresesë, z. Ali Zaimi falënderoi nxënësit për mesazhet e bukura dhe programin e përgatitur.

“Këto vlera që na u kujtuan në këtë program duhet të jenë pjesë e pandashme e jetës sonë. Me anë të këtyre vlerave ne do të jemi më të dashur dhe më të paqtë me njëri-tjetrin. Të mundohemi gjithmonë që këto vlera t’i përvetësojmë sa më shumë dhe t’i jetësojmë tek të tjerët”, tha ndër të tjera z. Zaimi.

Në programin e përgatitur nxënësit e Medresesë përçuan mesazhe dashurie, vëllazërimi dhe besimi. Me anë të poezive, ilahive, prozave, historive të ndryshme dhe pjesëve teatrale ata theksuan dhe nxorrën në pah bukuritë e besimit dhe qetësinë shpirtërore që ai të ofron.

Në këtë program ishin të pranishëm nënkryetari i Komunitetit Mysliman, z. Gazmend Aga, drejtori i Medresesë së Tiranës, z. Ali Zaimi, drejtorë të drejtorive në KMSH, mësues, të ftuar të ndryshëm dhe nxënës të Medresesë.

Në fund të programit të gjithë të pranishmit u bënë pjesë e lutjes e cila mbylli edhe programin me mesazhe të vyera të besimit.

5 dhjetor 2016

zk1a9760

zk1a9708

zk1a9630 zk1a9655 zk1a9663 zk1a9675 zk1a9704

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë