“Të ndash mendimet dhe ndjesitë me të tjerët e bën jetën më kuptimplotë.” Ishte ky kryemesazhi i nënkryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Ali Zaimi drejtuar të rinjëve të Kombinatit gjatë seminarit të radhës për qytetarinë aktive. Ai theksoi se “gëzimet shtohen dhe fatkeqësitë lehtësohen kur ne kemi një rreth që t’i ndajmë ato.”

“Aktivizimi në shoqëri me mendime, ide, sipërmarrje dhe bashkëpunim të gjithanshëm, në dobi të individit dhe shoqërisë e bën jetën më të bukur dhe më cilësore. Pjesëmarrja aktive në shoqëri nxit dialogun dhe bashkëpunimin, parandalon prirjet ekstreme si dhe bëhet një barrierë e rëndësishme kundër autoritarizmit,” vijoi z. Zaimi.

Ai më tej shtoi se besimtari nuk mund të jetë difererent në rrethin ku jeton por sipas Islamit ai duhet të jetë kontribues në shoqëri.

I pranishëm në seminar, Menaxheri i Projektit, z. Fejzi Shaholli, informoi të rinjtë se vetë qëllimi i këtij projekti është që të promovojë vlerat demokratike dhe qytetarisë aktive në mesin e të rinjve myslimane në rrethinat e Tiranës. Nëpërmjet një seri seminaresh, workshop-esh dhe aktivitetesh sociale dhe kulturore, ky projekt aspiron të ofrojë njohuri mbi parimet demokratike, të drejtat e njeriut, detyrat dhe përgjegjësitë qytetare, dhe mbi tolerancën dhe mirëkuptimin e ndërsjelltë midis të rinjve.

 11 shkurt 2015

image-bd521515e01426b887919747f1115b6b25ce0cbb0f5a9f34d09c949911ee7561-V

image-5eaa7ecc50ebd872b52fd374649b6d714deccd75d79cdedbe85c6e6b7728c0e9-V

image-2d202d25bb23018f0e8255a9052025b064bb653f78cf275c2afdcfc98a2789e2-V

 

 

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë