Më 1 maj 2016 përfaqësuese të Zyrës së Gruas në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë në bashkëpunim me Myftininë e Kukësit, organizuan një takim me gratë besimtare të këtij qyteti, ku u fol rreth tre muajve të begatë.

“Në shoqërinë islame këta muaj njihen edhe si “Shuhur-u Thelathe” (Tre Muajt). Të gjitha netët e mira (e mëdha) veç Natës së Mevludit, ndodhen brenda këtyre tre muajve. Muaji Rexheb cilësohet si muaji i mbjelljes, muaji Shaban si muaji i ujitjes dhe muaji i Ramazanit si muaji i korrjes apo mbledhjes së prodhimeve. Njeriu korr ç’ka mbjell, merr barazvlerësen e asaj që ka bërë.”, u shpreh  Nadia Lika, përfaqësuese e Zyrës së Gruas.

Ajo shtoi më tej se muaji Rexheb është muaji i faljes, amnistisë nga Allahu; muaji Shaban është muaji i shefaatit, ndërmjetësimit për falje; muaji Ramazan është muaji i shtimit të mirësive.

“Ndaj, në një periudhë të këtillë begatie, ku qiejt kaplohen nga nuri dhe toka stoliset me sofra qiellore, ne duhet t’i orientojmë njerëzit gjithmonë nga bota shpirtërore, dhe në çdo vepër të synojmë qëllime të larta e mendime te gjera. Aq sa vazhdimisht të mund t’i injektojmë personave përreth një kuptim dhe një shpirt të ri, e t’u hapim velat drejt pangopjes në emër të përshpirtshmërisë. E për të realizuar këto, në daçi u lexofshi ilahitë dhe lutjet e vjetra, në daçi këto vlera u përcjellshin me vargje e kompozime të reja, veçse në të gjitha aktivitete tona, njerëzve u duhet përkujtuar dëshira për përjetësi, malli për fituar lumturinë e përjetshme”, tha mës të tjerazh znj. Lika

13161912_1105081229512579_7786083071280058059_o

13147466_1105081186179250_1877023551995211388_o

13087117_1105081176179251_5266812893833051826_o 13116514_1105081179512584_6562364297323356948_o

 

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë