Universiteti “Hëna Plotë Bedër” si dhe Fondacioni Arsimor Sema, kanë mbështetur projektin e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policinë e Shtetit për të rritur cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve, në kuadër të misionit për kontributin në shoqëri dhe prioritetit që i është dhënë përgjegjësisë sociale.
Projekti parashikon ndërtimin e mjediseve të reja dhe moderne të Policisë Rrugore për pritjen e qytetarëve.
Në kuadër të këtij projekti paraditen e djeshme kanë nisur punimet rikonstruksionin e mjediseve të godinës së Komisariatit të Policisë së Qarkullimit Rrugor të Tiranës, ku i pranishëm ishte edhe Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri.