[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=BrCgUHUcrFY” width=”560″ height=”315″]

 

 

Bismil-lahi Rrahmani Rrahim!

Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

Të nderuar besimtarë mysliman shqiptar ku do që ndodheni, në emër të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe në emrin tim personal, ju përshëndes me paqen dhe sigurinë që vjen prej Krijuesit tonë Mëshirues dhe Mëshirëbërës dhe ju uroj gëzuar  Fiter Bajramin, ditën e shpërblimit, e harmonisë shpirtërore, solidaritetit, e vëllazërisë dhe të afrimit me njëri-tjetrin.

Ne  po e përcjellim me përmallim Muajin e Bekuar të Ramazanit, me shpresën e madhe, që Zoti të na ketë falur mëkatet tona dhe të ketë pranuar lutjet, adhurimet dhe sakrificën tonë.

Ramazani na mësoi se mirësitë dhe begatitë që na ka dhënë i plotfuqishmi, marrin kuptim, vetëm atëherë kur ndahen me të tjerët me synim fitimin e kënaqësisë së Zotit.

Ky muaj i madhërueshëm na  mësoi se sofra e iftarit është sofra e harmonisë dhe e vëllazërisë, mes besimtarëve, mes vëllezërve dhe miqve, mes të pasurve dhe të varfërve. Të gjithë jemi të barabartë para Krijuesit, dallimi është vetëm në devotshmëri, në përkushtim, në bujari dhe te sinqeriteti në adhurim, lutje dhe vepër të mirë që bëjmë.

Lutjet, adhurimet, sakrifica, dhe ripërtëritja shpirtërore që përjetuam gjatë muajit të bekuar të Ramazanit na forcon dhe motivon ta shohim festen e Fitër Bajramit si ditën e shpresave të reja, si ditën e të kujtuarit dhe solidaritetit me njëri-tjetrin, si ditën e ripërtëritjes së vëllazërisë, miqësisë dhe dashurisë për njeriun dhe njerëzoren.

Më lejoni sëfundmi  në këto çaste të gëzuara të festës së Fitër Bajramit, këtij momenti të gëzimit dhe të lehtësimit shpirtëror, t’ju përcjell mesazhet e mia më të sinqerta për një jetë sa më të lumtur, për  shëndet dhe mirësi, për sukses në çdo moment të jetës suaj.

Zoti e begatoftë çdo ditë tuajën.

Zoti e begatoftë Shqipërinë dhe të gjithë Shqiptarët.

Amin

Skender Bruçaj

Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë