Ka filluar transmetimi i emisionit të përvitshëm “Me Syrin e Zemrës”, program i cili organizohet për të katërtin vit radhazi nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, me rastin e muajit të Ramazanit.

Emisioni i cili ka filluar transmetimin në televizionin “News 24”, më 28 qershor 2014, do të shoqërojë shikuesit katër herë në javë, përgjatë Ramazanit.

Cikli i emisioneve “Me syrin e zemrës”, me ide të Ali Zaimit dhe nën drejtimin e moderatorit Oltion Kola, përmban 12 puntata, ku trajtohen tema të ndryshme socialee fetare si: Ramazani, muaji i mëshirës, Nevoja e njeriut për besim, Roli i gruas në shoqëri, Kur’ani – Libri i Shenjtë, Profeti Muhamed a.s., Bujaria, Haxhi, Pendimi, Nata e Kadrit, Historia e besimit në Shqipëri, etj.

Emisionet po xhirohen në ambientet e xhamive të ndryshme te vendit, duke përcjellë një atmosferë mjaft shpirtërore, si edhe duke promovuar këto objekte kulti të rëndësishme për çdo mysliman shqiptar.

Transmetimi i emisionit

E Martë, ora 20:00

E Enjte, ora 20:00

E Shtunë, ora 21:00

E Diel, ora 21:00 (përmbledhja e javës)

Ritransmetim, ora 02:00

me syrin e zemres 2014 (1) me syrin e zemres 2014 (4)me syrin e zemres 2014 (2) me syrin e zemres 2014 (3)

 

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë