Vexhi Buharaja ishte një figurë e shquar në shumë fusha, një intelektual i veçantë në Shqipëri, atdhetar, dijetar, poet, përkthyes, shkrimtar, historian, studiues, hulumtues, njohës i dhjetë gjuhëve kryesore Lindore dhe Perëndimore.
Me punën e tij këmbëngulëse, kërkimore, studiuese, hulumtuese, sistemuese, mblodhi, përktheu në shqip, transkriptoi rreth treqind mbishkrime turko-osmano-arabe, me vlerë të madhe.
Më 20 dhjetor 1993 iu dha titulli “Mësues i Popullit” (post mortum), kurse me 6 korrik 1994, Biblioteka e qytetit të Beratit mori emrin: Biblioteka “Vexhi Buharaja”.
Për më shumë rreth jetës dhe veprës së tij, ju ftojmë të ndiqni këtë dokumentar të shkurtër!