Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti në një vizitë në selinë e institucionit, koordinatorin e shtabit të emergjencave civile pranë organizatës “Liga e Botës Islame” me qendër në Arabinë Saudite, z. Omer Mahdi Hamdi Wadi.
Gjatë kësaj vizite u diskutua mbi situatën e krijuar nga tërmeti i 26 nëntorit dhe gjendjen aktuale të familjeve të prekura si pasojë e tij.
Në fjalën e tij, z. Wadi, shprehu mbështetjen e organizatës që ai përfaqëson në kalimin e kësaj situate të vështirë.
Ndërsa Kryetari Spahiu, e njohu atë me punën që institucioni i KMSH-së, nëpërmjet të gjithë organizmave të tij në rrethe ka bërë në menaxhimin e situatës.
Bashkëbisedmi vazhdoi më tej me diskutime të ndryshme, kryesisht mbi mundësitë e bashkëpunimit në projekte të përbashkëta për t’ju ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti.