Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujari Spahiu, zhvilloi sot një vizitë kortezie në ambasadën e Kuvajtit, ku u prit nga ambasadori z. Fajsal Sulejman el-Musejlim.
Gjatë këtij takimi, z. Spahiu, e njohu ambasadorin Musejlim me institucionin e KMSH-së dhe rolin e tij në shoqërinë shqiptare përgjatë historisë.
Gjithashtu kryetari Spahiu e falenderoi z. Musejlim për kontributin e vazhdueshëm të shtetit dhe popullit të Kuvajtit në ndihmë të islamit, myslimanëve dhe në fushën e bamirësisë në vendin tonë prej tri dekadash.
Nga ana e tij, z. Ambasador i Kuvajtit e falenderoi kryetarin Spahiu për vizitën dhe shprehu gadishmërinë për të zhvilluar më tej marrëdhëniet dypalëshe ndërinstitucionale, si dhe për të mbështetur KMSH-në në zhvillimin e marrëdhënieve të saj me institucione të ndryshme qeveritare në shtetin e Kuvajtit.
Gjatë kësaj vizite, kryetari Spahiu, u shoqërua nga dr. Jamal al-Safarty, këshilltar i kryetarit për marrëdhëniet me Botën Arabe, z. Edison Hoti drejtor i Vakf-Investimeve dhe Financës pranë KMSH.

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë