Në kuadër të një turi vizitash pune në myftinitë e vendit, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, së bashku me anëtarë të kryesisë, zhvilloi një vizitë në Myftininë e Kavajës, ku u prit nga Myftiu Besnik Leçini dhe imamët e myftinisë.

Kjo vizitë kishte për qëllim ndjekjen e objektivave të vendosura në mbledhjet paraprake për planin strategjik të punës 2024-2029, si dhe adresimin e nevojave të veçanta të kësaj myftinie.

Gjatë takimit, Myftiu Leçini prezantoi një përmbledhje të aktiviteteve kryesore dhe projekteve të realizuara deri më tani, duke theksuar progresin në fuqizimin e jetës fetare dhe sociale në komunitet. Ai shprehu gjithashtu mirënjohjen për mbështetjen dhe bashkëpunimin.

Kryetari Spahiu, nga ana e tij, vlerësoi punën dhe përkushtimin e Myftiut dhe imamëve të myftinisë së Kavajës, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit për arritjen e qëllimeve strategjike dhe forcimin e rolit të institucionit si një pikë referimi për besimtarët.

Takimi vijoi në formën e një bashkëbisedimi të hapur, ku u diskutuan një sërë çështjesh aktuale, duke përfshirë menaxhimin e vakëfeve dhe përmirësimin e shërbimeve fetare.

Kjo vizitë theksoi angazhimin e përbashkët për zhvillimin dhe progresin e jetës fetare dhe sociale në myftinitë anembanë vendit.

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë