inspektim-kryetari-kmsh-11qershor20151Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Skender Bruçaj, zhvilloi një vizitë pune në Myftininë Shkodër.

Në shoqëri të Myftiut të Shkodrës, Muhamed Sytari, Kryetari i KMSH-së zhvilloi një inspektim në disa prej vakëfeve të qytetit të Shkodrës, si dhe në lagjen Zogaj, ku u njoh nga afër me arritjet e deritanishme dhe problematikat e shfaqura në këto vakëfe.
Gjatë vizitës së xhamisë së re në lagjen Dudas, Kryetari Bruçaj shprehu vlerësimet e tij për ndërtimin e kësaj xhamie të bukur, që do të shërbejë shumë mirë për banorët e kësaj lagjeje të vjetër të qytetit.
Ai theksoi se ky Ramazan, do të ketë një kuptim më të veçantë për këta banorë, të cilët do të kenë mundësi të falen në xhaminë e tyre të re, të ndërtuar falë bashkëpunimit të Myftinisë Shkodër me Fondacionin “Mirësia”.
Më pas, u zhvillua një vizitë edhe te xhamia e re e “Dy    Vajzave”, ku u vlerësua kompleksi i bukur i kësaj xhamie, e cila së bashku me ambientet e tjera të shërbimit, të krijojnë frymëmarrje dhe të dhurojnë qetësi.
Një inspektimi i veçantë ishte ai i zhvilluar në lagjen Zogaj, ku pas namazit të ikindisë, Kryetari Bruçaj u njoh me peripecitë e shumta që ka kaluar kjo myftini deri në posedimin e disa prej tapive legjitime të saj në këtë vakëf të madh.
Në këtë vizitë, Kryetari i KMSH-së shoqërohej nga anëtarët e Kryesisë së KMSH-së, z. Genti Kruja, drejtor i Kulturës dhe z. Uran Kalej, drejtor i Vakëf/Investimeve.
11 qershor 2015

inspektim-kryetari-kmsh-11qershor20153

inspektim-kryetari-kmsh-11qershor20154

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë