Një delegacion nga Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, i kryesuar nga nënkryetari z. Lauren Luli, zhvilloi një vizitë solidariteti në Bashkësinë Islame të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Delegacioni u prit nga Reisul-Ulema Husein Kavazović, të cilit iu dorëzua një letër ngushëllimi nga Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu.

Në letrën e tij, Kryetari i KMSH-së shpreh ngushëllimet dhe solidaritetin ndaj popullit të Bosnjës dhe Hercegovinës, komunitetit islam dhe familjeve të prekura nga përmbytjet e fundit.

Gjatë vizitës, delegacioni dorëzoi edhe ndihmat financiare të mbledhura nga Komunitetit Mysliman të Shqipërisë për të ndihmuar zonat e prekura nga fatkeqësia natyrore.

Reisul-ulema Kavazović falënderoi delegacionin dhe myslimanët e Shqipërisë për mbështetjen dhe vlerësoi aktin e solidaritetit si një shembull të bashkëpunimit dhe unitetit ndërmjet bashkësive islame në rajon. Ai nënvizoi se këto lidhje vëllazërore janë një shembull i forcës dhe mbështetjes së ndërsjellë në kohë sfidash.

Ky akt solidariteti është një tjetër dëshmi e lidhjeve të ngushta vëllazërore midis dy komuniteteve islame, duke dëshmuar rolin e fesë në promovimin e humanizmit dhe ndihmës ndaj njëri-tjetrit.

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë