IMG_7602

Më 16 Maj 2014, në kohën e namazit të xhumasë, në prani të përfaqësuesit të Komunitetit Mysliman, Dorian Demetja, drejtorit të shoqatës Komiteti Kuvajtian për Bamirësi, Ibrahim Mekki, si dhe përfaqësuesve të shoqatave humanitare u inaugurua solemnisht xhamia e re e fshatit Momël.

Në fillim, mirëseardhjen në emër të Komunitetit Mysliman, të pranishmëve ua uroi Myftiu i Kavajës H. Besnik Leçini, i cili i falënderoi dhe përshëndeti të gjithë të pranishmit. Mes të tjerash, Myftiu Leçini theksoi se rrethit të Kavajës iu shtua një xhami e re dhe e bukur, por bukurinë më të madhe ia jep pjesëmarrja aktive e besimtarëve në të. Prandaj ai i ftoi besimtarët që t’i përgjigjen thirrjes së myezinit për në xhami në mënyrë që të përfitojnë nga mirësitë dhe begatitë e Zotit.

Drejtori i Burimeve Njerëzore në KMSH, Dorian Demetja falënderoi në emër të institucionit donatorët kuvajtianë Jusuf dhe Fatime al Rufai, dhuruesin e tokës, Vasip Arapin, autoritetet lokale, shoqatën humanitare që u kujdes për ndërtimin e kësaj xhamie, si dhe firmën që mori përsipër ndërtimin e saj me drejtues z. Nexhmi Haveriku nga qyteti i Kavajës.

“Ndërtimi i xhamisë merr një vlerë të veçantë pasi hapet në një periudhë të begatë siç janë tre muajt e mëdhenj, ku myslimanët përpiqen të jenë shpirtërisht më afër Zotit me adhurimet dhe veprat e tyre të mira”, u shpreh z. Demetja.

Ceremoninë e përshëndetën me radhë drejtori i shoqatës Ibrahim Mekki, kryetari i Komunës Helmës, Namir Gjoci, etj.

Hytben e parë në xhaminë e re, e mbajti myftiu i Kavajës H. Besnik Leçini, i cili foli për rolin dhe rëndësinë që ka institucioni i xhamisë në shoqërinë islame.

Kavajës së kulturës dhe traditave të bukura islame iu shtua edhe një xhami e re, e cila do pasurohet edhe me ndërtimin e xhamive të tjera, në dashtë Zoti.

IMG_7645

IMG_7665

IMG_7614

IMG_7589

IMG_7554

 

 

 

 

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë