xhamia e re ne selite (2)

Ditën e premte, më 28 qershor 2013, pak ditë para fillimit të Ramazanit, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë – Myftinia Tiranë, organizoi ceremoninë e inaugurimit të xhamisë së re në Selitë të Tiranës, pranë Kopshtit Botanik.

xhamia e re ne selite (5)

Të pranishëm në këtë ceremoni inaugurimi, ishin Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Haxhi Selim Muça, Myftiu i Tiranës Ylli Gurra, zyrtarë të tjerë të KMSH-së, Kryetari i Komunës Farkë Fatbardh Plaku, drejtues të shoqatave partnere, imamë të xhamive të qytetit, si dhe mjaft besimtarë e banorë të zonës.

Kryetari i KMSH-së Haxhi Selim Muça, falënderoi të pranishmit, donatorin që kontribuoi për ngritjen e xhamisë, si dhe firmën që mori përsipër ndërtimin e saj, duke rikujtuar shpërblimin e  Zotit të shprehur përmes fjalës profetike “atij që ndërton në këtë botë një xhami, Allahu do t’i sigurojë një banesë në xhenet”.   Gjithashtu ai falënderoi të gjithë ndërtuesit e xhamive të tjera që janë ndërtuar kohët e fundit dhe nënvizoi se këto janë ndër xhamitë më të bukura në Shqipëri. Gjithashtu z. Muça u shpreh se “Tiranës iu shtua edhe një xhami e re dhe e bukur, por bukurinë më të madhe ia shton prezenca juaj  gjatë faljes në të dhe uroj që ashtu siç është mbushur sot plot e përplot kjo xhami të mbushet çdo të Xhuma apo dhe pesë herë në ditë”.

Në përmbyllje të fjalës së tij, Kryetari Muça është lutur që kjo xhami të shërbejë për besimtarët e kësaj zone si pikë orientimi në rregullimin e jetës së tyre fetare e shoqërore.

xhamia e re ne selite (6)

Përshëndetje bëri edhe kryetari i Komunës Farkë z. Fatbardh Plaku i cili u shpreh se për të është kënaqësi e madhe të marrë pjesë në inaugurimin e kësaj xhamie madhështore siç e quajti ai. Ai falënderoi Komunitetin Mysliman dhe Kryetarin Muça për ndërtimin e  kësaj xhamie, pasi sipas tij ajo ishte mjaft e nevojshme në këtë zonë. “Sot njerëzit përherë e më shumë po i drejtohen Allahut, dhe për këtë një objekt i tillë kulti është mëse i nevojshëm”, nënvizoi z. Plaku.

xhamia e re ne selite (4)

Hytben e parë të xhumasë në xhaminë e sapo inauguruar, e mbajti Myftiu i Tiranës Ylli Gurra, i cili foli për rolin dhe rëndësinë që ka institucioni i xhamisë në shoqërinë islame. “Falënderojmë Allahun xh. sh. – tha ai– që na ka mbledhur në këtë ditë bajrami të përjavshëm, të përurojmë këtë xhami të re. Allahu i nderoftë sponsorizuesit dhe ndërtuesit e kësaj vepre dhe të gjithë ata që kontribuojnë për punë të mira e të dobishme”. Myftiu Gurra përmes ajetit kuranor “xhamitë i janë kushtuar vetëm Allahut prandaj mos iu lutni askujt, krahas Allahut”, uroi që kjo xhami të mbushet përherë e më shumë me besimtarë të sinqertë e të devotshëm në rrugën e Allahut.

Në përfundim të aktivitetit për të pranishmit u shpërndanë revista Drita Islame si dhe libra të ndryshëm falas.

 

xhamia e re ne selite (3)   xhamia e re ne selite (7)  xhamia e re ne selite (1)

selite xhamia

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë