Në xhaminë e re e ndërtuar në Selitë të Tiranës, ditën e diel, 29 Shtator 2013, u organizua një program i shkurtër me fëmijët jetimë, ku u këndua Kuran dhe u shpërndanë dhurata për ta.

Pas faljes së namazit të Ylesë fëmijët kanë kënduar Kur’an, ndërsa donatori Kuvajtjan pas shpërndarjes së dhuratave të ndryshme,  foli mbi besimin islam dhe mbi bukuritë e xhenetit (parajsës).

Imami i Xhamisë së Selitës Erjol Haxhiu, ka falënderuar donatorin nga Kuvajti, duke u shprehur se programe të tilla ngrohin më shumë zemrën e këtyre fëmijëve.

Komunitetit Mysliman i Shqipërisë në kuadër të ardhjes së ndihmë të shtresave në nevojë, organizon programe të tilla në të gjitha xhamitë e vendit.

/Drita Islame/

IMG_5272IMG_5279IMG_5288IMG_5290IMG_5304IMG_5308IMG_5324IMG_5338IMG_5352IMG_5358IMG_5375IMG_5378

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë