Xhamia në Marikaj të Vorës mori emrin e një besimtari të devotshëm dhe të respektuar që nga koha e komunizmit deri në frymën e tij të fundit “Tahir Morinaj”. Ai ishte babai i Presidentit të Grupit Eurosig-Insig dhe UBA Bank, Z. Kadri Morinaj dhe Xhevdet Morinaj.
Një besimtar që ashtu siç iu dedikua dhe respektoi fenë Islame, ashtu u respektua edhe në jetën e tij.
Në vendosjen e pllakatës së emrit të Xhamisë morën pjesë Kryetari i Komunitetit Mysliman H. Bujar Spahiu, Myftiu i Tiranës Lauren Luli dhe përfaqësues të Komunitetit Mysliman, por i pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe Ambasadori i Ukrainës në Tiranë, Z. Volodymyr Shkurov me bashkëshorten e tij.
Edhe pse në moshë të thyer, Tahir Morinaj udhëtoi shumë herë drejt Mekës, për të qenë gjithnjë e më pranë fesë Islame.
Ai ishte gjithnjë pranë njerëzve të komunitetit, duke u kujdesur dhe duke krijuar besim tek njerezit. Të njëjtin rrugëtim mori edhe djali i tij Kadri Morinaj, i cili është gjithmonë pranë njerëzve në nevojë, artit, religjioneve, etj.
Trualli dhe godina e xhamisë iu dhurua Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe do mbaje emrin Xhamia Tahir Morinaj.
Pas ceremonisë z. Kadri Morinaj shtroj një Iftar për 210 besimtarë që po agjëronin.

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë