Komuniteti Mysliman i Shqipërisë e ka ndjekur me vëmendje situatën e vështirë të shkaktuar nga reshjet e mëdha të shiut dhe përmbytjet që ndodhën pak ditë më parë në vendin tonë, si dhe gjendjen e rënduar për banorët e këtyre zonave, të cilët po përballen me mungesat e përditshme në ushqime, veshmbathje, orendi shtëpiake etj.

Ne e ndjejmë si detyrim moral, fetar dhe qytetar që të gjendemi pranë njerëzve në nevojë, dhe situata të tilla fatkeqësish natyrore duhet të na shtyjnë të jemi edhe më solidar me vëllezërit tanë në vështirësi.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë lançon fushatën “Xhumaja e Solidaritetit”, ku të gjithë myftinjtë, imamët dhe stafi ynë, gjatë faljes së të Premtes, do tu bëjnë thirrje besimtarëve nëpër të gjitha xhamitë e vendit që të kontribuojnë me sa të kenë mundësi për t’u ardhur në ndihmë banorëve të zonave të përmbytura në para, ushqime, veshmbathje, orendi shtëpiake etj.

Gjithashtu, lajtmotivi i ligjëratave këtë të premte në të gjitha xhamitë e vendit do të jetë: “Mirësitë e kontributit dhe solidarizimit për të ndihmuar njerëzit në nevojë”.

Menjëherë pas mbledhje së fondeve dhe ndihmave të tjera materiale, do të fillojë shpërndarja nga ana e strukturave të institucionit në zonat që paraqesin nevojat më emergjente për ndihmë në koordinim edhe me shtabet e emergjencave.

I lutemi Zotit që situata të tilla të mos përsëriten.

Për kontribute nëpërmjet bankës:

KOMUNITETI MYSLIMAN I SHQIPERISE
BANKA KOMBETARE TREGTARE
SWIFT CODE: NCBAALTX
IBAN: AL1420511014000709CLTJCLALL0 ALL
IBAN: AL4120511014000709CLTJCFEURA EUR
IBAN: AL8520511014000709CLTJCFUSDA USD

Ju faleminderit!

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë