Z. Abdul Aziz Ahmed Alobaid, Drejtori i Përgjithshëm i Komitetit Kuvaitjan për Bamërsi, zhvilloi një vizitë në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë.
Z. Alobaid u prit nga Kryetari, H. Bujar Spahiu.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë dhe Komiteti Kuvaitjan i Bamirësisë kanë një histori të suksesshme bashkëpunimi, histori e cila do të vazhdojë dhe do të çohet në nivele edhe më të larta, kryesisht në çështjen e vakfeve, u shpreh z. Abdul Alobaid gjatë bisedës së tij me Kryetarin Spahiu.
Ndërsa, z. Spahiu, e falënderoi Komitetin Kuvaitjan për Bamërsi për projekte madhore që ka bashkëpunuar me KMSH, si ndërtimin e xhamive, mbështetjen për legalizimin e tyre dhe gjendjen pranë vendit tonë në fatkeqësinë natyrore, siç ishte tërmeti i vitit 2019.
Në këtë takim Kryetari Spahiu u shoqërua nga Drejtori i Vakf/Investimeve dhe Financës, z. Edison Hoti, ndërsa mysafiri erdhi i shoqëruar nga, z. Ibrahim Mekki, Drejtor i Shoqatës Kuvaitjane për Bamirësi në Shqipëri.

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë