Çaste nga mbrëmja fetare e zhvilluar në Myftininë Dibër, ku ishin të pranishëm Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, Nënkryetari, z. Taulant Bica, Myftiu i Dibrës, z. Muis Kurtulla, z. Blerim Lazimi, mësues në qarkun e Dibrës, si dhe hafizi Enes Hyka.
Menjëherë pas laximit të disa ajeteve nga Kurani Famëlartë, të sjella për të pranishmit nga hafizi, të lartëpërmendurit ndanë me besimtarët e pranishëm aspekte të ndryshme kushtuar lindjes dhe përkujtimit të Profetit Muhamed (a.s).
Në fund të kësaj mbrëmjeje, besimtarët e pranishëm u bënë pjesë e koktejlit me ujë zemzemi të organizuar me këtë rast.