Drejtoria e Çështjeve Sociale pranë Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, zhvilloi edicionin e katërt të kampionatit të shahut me shoqatën e të verbërve, dega Tiranë.

Në fjalën e tij të përshëndetëse, Drejtori i Çështjeve Sociale, z. Edvin Kuçi, pasi i falenderoi anëtarët e kësaj shoqate për pjesëmarrjen, theksoi bashkëpunimin ndërjmet dy instituconeve. Gjithashtu ai vlerësoi faktin se aktivitete të tilla shërbejnë për integrimin e mëtejshëm të kësaj kategorie në shoqërinë tonë.

Më pas shahistët zunë vendet përkatëse për të filluar kampionaitn, kampionat i cili zgjati rreth 3 orë me sistem grumbullimi pikësh, nga ku u pa se u zhvilluan ndeshje të forta midis konkurrentëve.

Nga pikët e grumbulluara, fitues i këtij kampionati u shpall z. Armand Hysaj.

Në fund të aktivitetit, Drejtori i Çështjeve Sociale, z. Kuçi, shpërdau çmimet fituese në vlera monetare për vendin e parë, vendin e dytë dhe të gjithë shahistët pjesëmarrës.

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë