Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, ndodhet në Sarajevo të Bosnje-Hercegovinës, ku mori pjesë në aktivitetin, me titull: “Konferenca e Mbledhjes së Liderëve Parlamentarë dhe Fetarë” me ftesë të posaçme të Asamblesë së Parlamentit Boshnjak dhe Ligës së Botës Islame (RABITA), aktivitet ky i cili u zhvillua sot, më 12 shkurt 2024.

Konferenca mblodhi së bashku kryetarë dhe anëtarë parlamentesh nga kontinenti evropian, udhëheqës fetarë, përfaqësues të shoqërisë civile, akademikë dhe ekspertë të tjerë për t’u angazhuar në dialog dhe për të përcaktuar së bashku masat kyçe për të ndërtuar një shoqëri me të drejta dhe kohezive.

Gjatë zhillimit të kësaj konference, u trajtuan çështje të bashkëjetesës dhe paqes ndërfetare e shoqërore në botën e sotme plot me kërcënime dhe sfida globale, ku u bë thirrje për respektimin e specifikave fetare dhe kulturore si mënyra më efektive për të fuqizuar një aleancë ndërcivilizuese dhe mirëkuptim të ndërsjellë.

Gjatë kësaj vizite, Kryetari i KMSH-së shoqërohet nga Myftiu i Tiranës, z. Lauren Luli dhe drejtori i Vakf-Investimeve, z. Edison Hoti.

 

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë