Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu i shoqëruar nga Kancelari i Institucionit, z. Ylli Cikalleshi dhe Këshilltari për Marrëdhëniet me Botën Arabe, z. Xhemal Saferti, morëm pjesë në konferencën tre ditore të organizuar nga Forumi për Konsolidimin e Paqes në Shoqëritë Myslimane, me temë: “Roli i Feve në Promovimin e Tolerancës: Nga mundësia në domosdoshmëri ”.
I ftuar me ftesë të posaçme nga kryetari i forumit, z. Abdullah bin Bejah, gjatë kësaj vizite, Kreu i KMSH-së, zhvilloi takime të ndryshme me personalitete dhe dijetarë që merrnin pjesë njëkohësisht në konference, të tillë si: Sekretari i Përgjithshëm i Ligës së Botës Islame, Dr. Muhamed bin Abdulkerim el-Isa, Ministri i Çështjeve Fetare të EBA-së, z. Muhamed Metar Salim el-Ka’bi, Ministri Egjiptian i Vakfeve, z. Muhamed Muhtar el-Xhuma, etj, duke i njohur ata me mbarëvajtjen e fesë islame në Shqipëri si dhe me institucionin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe me veprimtaritë e tij.
Kjo konferencë, e cila zhvillohet nën kujdesin e Ministrit të Jashtëm dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të EBA, z. Abdullah bin Zayed al-Nihjan, mblodhi sëbashku personalitete, udhëheqës fetarë dhe politik, dijetarë, studiues dhe akademikë të feve të ndryshme nga e gjithë bota për të diskutuar mbi rolin e besimeve fetare në promovimin e tolerancës dhe bashkëjetesës.