Nën kujdesin e Presidentit të Republikës Arabe të Egjiptit, SH.T.Z. Abdel-Fattah al-Sisi, dhe organizimin e Myftinisë së Egjiptit, u zhvillua konferenca ndërkombëtare me titull: “Fetvaja dhe objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm”.
Kjo konferencë, e zhvilluar në Kairo në datat 17/18 Tetor, mblodhi së bashku studiues, akademikë, përfaqësues të institucioneve fetare dhe përfaqësues politikë nga 91 vende të ndryshme të botës.
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, mori pjesë në këtë konferencë me ftesë të posaçme nga Myftiu i Egjiptit, Dr. Shawki Allam, me të cilin ai zhvilloi edhe një takim, ku diskutuan mbi pikëpamje të ndryshme të marrëdhënies institucionale mes dy palëve.
Gjatë punimeve të kësaj konference, Kryetari Spahiu, zhvilloi takime edhe me personalitete të tjera pjesëmarrëse, ndër ta edhe me Myftiun e Bosnjes, Husein ef. Kavazovic.