Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, ndodhet në Mekë/Arabia Saudite, ku po merr pjesë në konferenën ndërkombëtare me temë “Komunikim dhe Integrim”.
Kryetari Spahiu ndodhet në këtë konferencë me ftesë të posaçme të Shkëlqesisë së Tij, Abdul-Latif bin Abdul-Aziz Al Shejkh, Ministër për Çështjet Fetare në mbretërinë e Arabisë Saudite, me të cilin zhvilloi edhe një takim të veçantë pasditen e sotme.
Kryetari Spahiu dhe Shkëlqesia e Tij, Abdul-Latif bin Abdul-Aziz Al Shejkh folën për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e shkëlqyer që ekzitson mes Komunitetit Mysliman dhe Ministrisë së Çështjeve Fetare Saudite.
Fokusi i bisedës ishte zgjerimi i mëtejshëm i bashkëpunimit në të tjera fusha me interes të përbashkët dhe me një qëllim të vetëm, shërbimin ndaj Islamit dhe përcjelljen e pastër e të drejtë të mesazhit në vendet respektive dhe mbarë botën.

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë